• понеделник, 06 април 2026

Raporte: Izraeli ka bërë pëpjekje ta vrasë funksionarin iranian të sigurisë Larixhani

Raporte: Izraeli ka bërë pëpjekje ta vrasë funksionarin iranian të sigurisë Larixhani

Tel Aviv, 17 mars 2026 (MIA) – Izraeli ka bërë përpjekje ta vrasë funksionarin iranian me ndikim Ali Larixhani, informuan sot mediat lokale, transmetoi DPA.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare në Iran ishte cak i sulmit ajror gjatë natës, njoftuan sot shumë media izraelite. 

Në raporte citohen përfaqësues anonim izraelitë të cilët thonë se mbetet e paqartë nëse Larixhani është vrarë ose lënduar në sulm. 

Izraeli në luftën vijuese tashmë vrau dhjetëra figura udhëheqëse nga autoritetet iraniane. Udhëheqësi suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei, ishte vrarë në sulm ajror izraelit në kryeqytetin Teheran më 28 shkurt. fc/

Foto: DPA

 

Остани поврзан