• понеделник, 16 март 2026

Qeveria iraniane: Në sulmet e derianishme izraelito-amerikane janë shkatërruar pothuaj 43.000 objekte civile

Qeveria iraniane: Në sulmet e derianishme izraelito-amerikane janë shkatërruar pothuaj 43.000 objekte civile

Teheran, 14 mars 2026 (MIA) - Pothuaj 43.000 objekte civile janë dëmtuar në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit deri tani, publikoi sot Qeveria iraniane.

Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe paraprakisht publikoi se ky numër përfshin edhe 36.500 ndërtesa banesore, njoftoi Al Xhezira.

Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Fatemeh Mohaxherani deklaroi se vetëm në Teheran janë goditur rreth 10.000 ndërtesa.

Ajo shtoi se janë goditur 43 institucione shëndetësore, prej të cilave 32 janë klinika.

Zëdhënësja e qeverisë deklaroi edhe se deri tani në sulmet janë goditur 120 shkolla, ndërsa numri i nxënësve dhe arsimtarëve të vrarë është rritur në 206.

Mohaxherani deklaroi se të paktën 223 gra janë vrarë në sulmet kundër Iranit deri tani. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан