Qeveria australiane u urdhëroi familjeve të diplomatëve të saj në Lindjen e Afërt: Largohuni menjëherë nga Izraeli dhe Libani
- Qeveria australiane u ka urdhëruar anëtarëve të familjeve të diplomatëve australianë në Izrael dhe Liban të largohen nga këto dy vende të Lindjes së Afërt, duke përmendur përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajon, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.
Kanbera, 25 shkurt 2026 (MIA) - Qeveria australiane u ka urdhëruar anëtarëve të familjeve të diplomatëve australianë në Izrael dhe Liban të largohen nga këto dy vende të Lindjes së Afërt, duke përmendur përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajon, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.
Qeveria gjithashtu u ka ofruar largim vullnetar anëtarëve të familjeve të diplomatëve australianë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Katar, kumtoi ministria zyrtare. Megjithatë, nuk e përmendi Iranin, sepse ambasada australiane atje është mbyllur që nga gushti i vitit 2025.
Qeveria australiane, gjithashtu, vazhdoi t’u këshillojë qytetarëve në Izrael dhe Liban të mendojnë për largim, ndërsa ende janë të disponueshme opsione komerciale, kumtoii Ministria e Punëve të Jashtme.
Shtohet se tensionet në rajon janë ende të larta dhe se ekziston rreziku i konfliktit ushtarak. ls/
Foto: MPJ Kanbera