Përveç Teheranit, janë sulmuar edhe të paktën shtatë qytete tjera në Iran
- ërveç Teheranit, pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shpërthime u dëgjuan edhe në qytete të tjera iraniane, duke përfshirë Isfahanin, Karaxhin, Komin, Kermanshahun, Ilamin, Tebrizin dhe Bushehrin, njoftoi BTA bullgare, duke cituar disa agjenci botërore dhe media iraniane, përfshirë edhe Farsin.
Teheran, 28 shkurt 2026, (MIA) - Përveç Teheranit, pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shpërthime u dëgjuan edhe në qytete të tjera iraniane, duke përfshirë Isfahanin, Karaxhin, Komin, Kermanshahun, Ilamin, Tebrizin dhe Bushehrin, njoftoi BTA bullgare, duke cituar disa agjenci botërore dhe media iraniane, përfshirë edhe Farsin.
Shpërthimet vazhduan të trondisin Teheranin, me linjat e telekomunikacionit që u ndërprenë në disa vende, si dhe internetin.
Shpërthime tronditën gjithashtu zonën përreth Aeroportit Mehrabad, një nga dy aeroportet në kryeqytetin iranian, për të cilin mediat iraniane raportuan se ishte shënjestër.
Ministria e Shëndetësisë e Iranit tha se spitalet janë në gatishmëri, por ende nuk është njoftuar numri i vdekjeve ose i lëndimeve.
Gjithashtu, u sulmua edhe Busher ku gjendet centrali bërthamor. sa/