• петок, 20 март 2026

Përfaqësuesit amerikanë: Sulmi ndaj Iranit do të jetë "shumë më i gjerë" nga viti i kaluar, Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme

Përfaqësuesit amerikanë: Sulmi ndaj Iranit do të jetë

Uashington, 28 shkurt 2026 (MIA) - Përfaqësuesit amerikanë deklaruan se presin që sulmi ndaj Iranit të jetë "shumë më i gjerë", nga sulmet amerikane të qershorit të kaluar ndaj objektivave bërthamore iraniane.

Ministri izraelit i mbrojtjes Izrael Kac paraprakisht tha se Izraeli ka filluar një sulm parandalues ndaj Iranit për t'i eliminuar kërcënimet për sigurinë e vendit dhe se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në mbarë vendin.

"Shteti i Izraelit filloi një sulm parandalues ndaj Iranit për t'i eliminuar kërcënimet për Shtetin e Izraelit. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në mbarë vendin", tha ai "sipas "Tajms of Izrael".

 Armata izraelite, gjtihashtu njoftoi se ka kryer një valë sulmesh ajrore ndaj infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor, duke përfshirë tunelet dhe vendet për lëshimin e raketave. sa/

foto: EPA

Остани поврзан