• понеделник, 16 март 2026

Në sulm izraelit ndaj Libanit jugor jetën e kanë humbur të paktën 12 punëtorë mjekësorë

Në sulm izraelit ndaj Libanit jugor jetën e kanë humbur të paktën 12 punëtorë mjekësorë

Bejrut, 14 mars 2026 (MIA) - Në sulmin e mbrëmshëm izraelit ndaj qendrës shëndetësore në pjesën jugore të Libanit jetën e humbën të paktën 12 punëtorë mjekësorë, mes të cilëve ka edhe mjekë dhe infermiere, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Burxh Kalavia, ku është goditur qendra shëndetësore rajonale.

Gjatë natës armata izraelite ka sulmuar edhe objektiva tjera në Libanin jugor. Armata izraelite kumtoi se ka qëlluar depo për armë në rajonin Al Maxhadel.

Ndërkohë, Agjencia iraniane e lajmeve IRNA publikoi se Irani së bashku me Hezbollahun e kryejnë valën e 48-të të sulmeve ndaj Izraelit. bsh/

Foto: DPA

Остани поврзан