• понеделник, 16 март 2026

Në EBA u arrestuan 45 persona për shkak të përhapjes së informacioneve të rreme në lidhje me konfliktin në Lindjen e Afërt

Në EBA u arrestuan 45 persona për shkak të përhapjes së informacioneve të rreme në lidhje me konfliktin në Lindjen e Afërt

Abu Dabi, 14 mars 2026 (MIA) – Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftoi se ka arrestuar 45 persona të cilët kanë shpërndarë informacione dhe video të rreme në lidhje me konfliktin në Lindjen e Afërt.

Midis të arrestuarve ka edhe shtetas të huaj. Të arrestuarit akuzohen për "incizim në vende të ndryshme gjatë ngjarjeve aktuale dhe publikim të tyre në rrjetet sociale".

Ata dyshohen gjithashtu për “përhapjen e informacioneve të pasaktë që mund të ndikojë në opinionin publik dhe përhapjen e thashethemeve”, theksohet në kumtesën e policisë. ls/ 

Foto: piksabej 

 

Остани поврзан