Një raketë iraniane ra vetëm pak metra larg zyrës së Benjamin Netanjahut në Jerusalem
- Një raketë iraniane e lëshuar sot në mëngjes ra në afërsi të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve TNA.
Jerusalem, 17 mars 2026 (MIA) – Një raketë iraniane e lëshuar sot në mëngjes ra në afërsi të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve TNA.
Sipas burimeve të agjencisë, raketat goditën objektivat e tyre vetëm pak metra larg ndërtesës në qendër të Jerusalemit.
Tensionet u rritën shtesë javën e kaluar pasi Garda Revolucionare kumtoi se po kërkon Netanjahun.
Thashethemet për vdekjen e tij u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ndaj të cilave kryeministri izraelit u përgjigj duke postuar një video të vetes duke blerë kafe, dukshëm duke dashur të mohonte pretendimet e tilla. ls/
Foto: Iks