• понеделник, 06 април 2026

Një raketë iraniane ra vetëm pak metra larg zyrës së Benjamin Netanjahut në Jerusalem

Një raketë iraniane ra vetëm pak metra larg zyrës së Benjamin Netanjahut në Jerusalem

Jerusalem, 17 mars 2026 (MIA) – Një raketë iraniane e lëshuar sot në mëngjes ra në afërsi të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve TNA.

Sipas burimeve të agjencisë, raketat goditën objektivat e tyre vetëm pak metra larg ndërtesës në qendër të Jerusalemit.

Tensionet u rritën shtesë javën e kaluar pasi Garda Revolucionare kumtoi se po kërkon Netanjahun. 

Thashethemet për vdekjen e tij u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ndaj të cilave kryeministri izraelit u përgjigj duke postuar një video të vetes duke blerë kafe, dukshëm duke dashur të mohonte pretendimet e tilla. ls/

Foto: Iks

 

Остани поврзан