Netanjahu bëri thirrje në ndryshim të regjimit në Iran
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje për ndryshim të regjimit në Teheran.
Tel Aviv, 28 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje për ndryshim të regjimit në Teheran.
Në video-deklaratën e tij të parë për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Netanjahu i bëri thirrje "të gjithë popullit iranian" që të "hedhin poshtë zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor", transmetoi Si-En-En.
Ai theksoi se "veprimi i përbashkët do të krijojë kushte që populli i guximshëm i Iranit ta marrë fatin në duart e tyre".
Në video deklaratën, Netanjahu falënderoi presidentin amerikan Donald Tramp "për udhëheqjen e tij historike".
"Ky regjim terrorist vrasës nuk duhet të lejohet të pajiset me armë bërthamore që do ta lejonin atë të kërcënonte gjithë njerëzimin", tha Netanjahu. sa/
foto: EPA arkivi