Ndahet çmimi "Oskar" filmi më i mirë është "Një betejë pas tjetrës"
- Akademia amerikane e Arteve dhe Shekncës të filmit ndau çmimin "Oskar" në ceremoninë që u mbajt në "teatrin Dolbi" në Los Anxhelos. Filmi "Një betejë pas tjetrës" (One battle after another) triumfoi me gjashtë statuja të arta, nga gjithsej 13 nominime. Emisionin e udhëheqi Konan O'Brajen.
Los Anxhelos, 16 mars 2026 (MIA) - Akademia amerikane e Arteve dhe Shekncës të filmit ndau çmimin "Oskar" në ceremoninë që u mbajt në "teatrin Dolbi" në Los Anxhelos. Filmi "Një betejë pas tjetrës" (One battle after another) triumfoi me gjashtë statuja të arta, nga gjithsej 13 nominime. Emisionin e udhëheqi Konan O'Brajen.
Në ceremoninë e 98-të të ndarjeve të çmimeve "Oskar", trilleri aksion politik "Një betejë pas tjetrës" fitoi çmimet për filmin më të mirë, aktorin mbështetës (Shon Pen), kastin (Kasandra Kulukundis), montazhin, si dhe çmimet për regjisorin dhe skenarin më të mirë të përshtatur, të cilat i shkuan Pol Tomas Anderson.
"Duhet të punosh shumë për njërën nga këto (statuja). E vlerësoj shumë këtë! Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm", tha me shaka regjisori në fjalimin e tij të pranimit të çmimit.
"E shkrova këtë film për fëmijët e mi, për t'u kërkuar falje për 'rrëmujën shtëpiake' që kemi bërë në këtë botë që po ua lëmë. Por edhe për t'i inkurajuar se ata do të jenë gjenerata që shpresojmë të na sjellë pak logjikë dhe mirësjellje", shtoi Anderson.
Filmi rekord-thyes për sa i përket nominimeve, "Sinners", fitoi katër çmime Oskar nga një total prej 16. Konkretisht, ky triller horror psikologjik fitoi për aktorin më të mirë (Majkëll B. Xhordan), skenarin origjinal (Rajan Kugler), muzikën origjinale dhe kinematografinë.
Çmimet për aktoren më të mirë në rol kryesor dhe rol dytësor, përkatësisht, shkuan për Xhesi Bakli (“Hamnet”) dhe Ejmi Madigan (“Një moment zhdukje”).
"Oskari" për filmin më të mirë në gjuhë të huaj shkoi për filmin norvegjez "Vlera Sentimentale" (Affeksjonsverdi).
Versioni më i fundit filmik i "Frankenshtajn" fitoi çmime për grim dhe flokë, si dhe për dizajn kostumesh. Efektet më të mira zanore, sipas Akademisë Amerikane, shkuan për filmin "F1". Çmimi për efektet më të mira vizuale shkoi për filmin "Avatar: Zjarr dhe Hi".
Kënga më e mirë e filmit është "Golden", nga filmi i animuar "K-pop gjuetarët e demonëve". Filmi fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar.
Dokumentari më i mirë me metrazh të gjatë është "Z Asnjë kundër Putinit". Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër është "Të gjitha dhomat e zbrazura". rq/
Foto: arkivi i MIA-s
Фото: МИА архива