Ndërprerja e internetit në Iran zgjat tashmë 17 ditë
- Ndërprerja e internetit në Iran po vazhdon tashmë 17 ditë me radhë, bëri të ditur organizata e monitorimit të internetit NetBlocks.
Teheran, 16 mars 2026 (MIA) - Ndërprerja e internetit në Iran po vazhdon tashmë 17 ditë me radhë, bëri të ditur organizata e monitorimit të internetit NetBlocks.
"Gjatë ditës së kaluar u vërejt një dobësim i infrastrukturës kryesore të rrjetit të telekomunikacionit. Kjo uli më tej qasjen ndaj rrjeteve VPN dhe përjashtoi disa përdorues nga e ashtuquajtura listë e bardhë, si dhe shërbimet e Rrjetit kombëtar të informacionit", thuhet në kumtesën e NetBlocks.
Kujtojmë se gjatë dhjetorit dhe janarit pati edhe ndërprerje në lidhjet e internetit në Iran, por atëherë arsyeja ishin demonstratat dhe protestat e dhunshme kundër regjimit klerikal në vend për shkak të situatës së keqe ekonomike.
Foto: X