Ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmoi se Larixhani është vrarë në një sulm ajror izraelit
- Funksionari i lartë iranian Ali Larixhani është vrarë mbrëmë në një sulm ajror izraelit në Iran, kumtoi sot ministri i Mbrojtjes, Izrael Kac.
Tel Aviv, 17 mars 2026 (MIA) - Funksionari i lartë iranian Ali Larixhani është vrarë mbrëmë në një sulm ajror izraelit në Iran, kumtoi sot ministri i Mbrojtjes, Izrael Kac.
IDF konfirmoi se cak i sulmit ka qenë Larixhani, i cili e ka kryer funksionin sekretar i Këshillit kombëtar për siguri të Iranit.
Ndërkohë, IDF-ja kumtoi se në një sulm tjetër është vrarë edhe komandanti i forcave paramilitare, Golamreza Solejmani.

"Larixhani dhe komandanti i Besixhit janë vrarë gjatë natës dhe iu bashkangjitën shefit të programit për shkatërrim, Hamnei dhe të gjithë anëtarëve të eliminuar të boshtit të së keqes, në thellësitë e ferrit", deklaroi Kac gjatë vlerësimit në mëngjes të gjendjes së sigurisë. bsh/
Foto: DPA