Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të bisedojnë për luftërat në Ukrainë dhe Iran
- – Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian sot do të bisedojnë për luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe për efektet nga përhapja e luftërave.
Bruksel, 16 mars 2026 (MIA) – Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian sot do të bisedojnë për luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe për efektet nga përhapja e luftërave.
Pritet që ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrija Sibiha tu bashkëngjitet homologëve të tij nga BE-ja përmes një video-lidhje për brifing për nevojat më urgjente të vendit të tij në mbrojtjen e saj nga Rusia.
Mbështetja e BE-së për Kievin pësoi mossukses muajin e kaluar kur 27 vendet – anëtare të bllokut nuk arritën njëzëri të merren vesh për masa të reja për ndihmë në kohë për katër vjetorin e pushtimit nga Rusia.
Siç transmetoi DPA, pakoja e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë, si dhe pakoja e ndihmës financiare në vlerë 90 miliardë euro (103 miliardë dollarë), ende janë bllokuar për shkak të rezistencës nga Hungaria dhe Sllovakia.
BE-ja, gjithashtu, vazhdimisht paralajmëronte për pasoja të mundshme për Ukrainën nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Sipas Komisionit Evropian, Moska ka interes të madh nga rritja marramendëse e çmimeve të karburanteve pasi filloi lufta në Iran, me fitime ditore shtesë prej 150 milionë euro nga shitja e naftës.
Kjo vjen pas përpjekjeve disavjeçare të BE-së që t’i kufizojë të ardhurat e Rusisë nga karburantet fosile me qëllim që të kufizohet aftësia e saj që ta financojë luftën kundër Ukrainës.
Konflikti, gjithashtu, i shteri burimet ushtarake, me çka sistemet për mbrojtje kundërajrore dhe mjetet tjera janë gjithnjë e më të nevojshme jashtë luftës ukrainase, përderisa Irani hakmerret kundër sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit me sulme në disa pjesë të Lindjes së Mesme.
Në lidhje me Iranin, pritet që ministrat e BE-së formalisht t’i miratojnë sanksionet e reja drejtuar funksionarëve dhe organizatave iraniane, siç paralajmëroi javën e kaluar diplomatja më e lartë e bllokut, Kaja Kallas. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s