• понеделник, 16 март 2026

Ministrat e BE-së i shqyrtojnë çmimet e larta marramendëse të energjisë derisa po vazhdon lufta në Iran

Ministrat e BE-së i shqyrtojnë çmimet e larta marramendëse të energjisë derisa po vazhdon lufta në Iran

Bruksel, 16 mars 2026 (MIA) – Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian duhet t’i shqyrtojnë pasojat nga konflikti në Lindjen e Mesme përderisa konsumatorët dhe bizneset në bllok përballen me çmimet të larta të energjisë, transmetoi DPA. 

Vetëm në 10 ditët e para të luftës, çmimet e gazit në BE u rritën për 50 për qind, ndërsa çmimet e naftës për 27 për qind, sipas kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, duke shkaktuar shpenzime shtesë për import të karburanteve fosile në vlerë prej 3 miliardë euro (3,5 miliardë dollarë). 

Pasi pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022 shkaktoi rritje të shpejtë të çmimeve të energjisë, lufta në të cilën u përfshinë Irani, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shënon goditjen e dytë të madhe gjeopolitike gjatë viteve të fundit që i rrit shpenzimet për energji në BE. 

Gjatë krizës së fundit energjetike, vendet e BE-së, me vështirësi u morën vesh për reforma të gjera në tregun e energjisë elektrike në nivel të të gjithë bllokut. Debati për reforma të mëdha u kthye. 

Vendet – anëtare mbeten të ndara rreth asaj si të ulet paqëndrueshmëria e çmimeve. Fon der Lajen e hodhi idenë për kufizimin e çmimit të gazit, përderisa Italia bën thirrje për pezullim të mekanizmit të BE-së për përcaktimin e çmimit të karbonit. 

Liderët e BE-së të cilët mblidhen në Bruksel të enjten, gjithashtu, pritet të bisedojnë për ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme mbi qasjen dhe çmimet e karburanteve fosile, si dhe zgjidhjen e mundshme për faturat e larta marramendëse. 

Gjithashtu, ministrat e Energjisë së BE-së do ta shqyrtojnë edhe propozimin e Komisionit Evropian drejtuar përmirësimit të rrjeteve ndërkufitare elektrike dhe përshpejtim të procedurave për dhënien e lejeve. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан