15:00/5 shtator/2026/
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e Çarshisë së vjetër të rikonstruuar në Komunën e Gjevgjelisë.
Shkup - Rritja e ekonomisë së vendit prej 4,3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026 është një prej rezultateve më të mira trmujorshe në dy vitet e gjysmë, por akoma më i rëndësishëm është kontinuiteti i lëvizjeve pozitive ekonomike dhe drejtimi që e tregojnë të dhënat, potencoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në një post në Fejsbuk, duke i komentuar të dhënat e Entit shtetëror për statistika për rritjen e BPV-së në tremujorin e dytë të vitit.
Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale e Republikës së Turqisë, nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale.
Shkup - Maqedonia e Veriut është bërë zyrtarisht pjesë e korridorit vertikal të gazit, nismë që lidh sistemet energjetike të vendeve të Evropës Juglindore dhe Qendrore, thuhet në kumttesën e VLEN-it të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Ohër - Sot bëhen 17 vite nga tragjedia në Liqenin e Ohrit në të cilën gjatë fundosjes së anijes "Ilinden" jetën e humbën 15 turistë bullgarë.
Bruksel - Në vitin 2025, 16,3% e njerëzve në Bashkimin Evropian të moshës mbi 18 vjeç ishin të trashë, që do të thotë se kihsin indeks të masës trupore nga 30 apo më lartë. Plotësisht 35,4% ishin me indeks të masës trupore mes 25 dhe 30. Në përgjithësi, mbi gjysma e popullatës së BE-së ishin mbipeshë, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Shkup - Përfundimisht deri në orën 07:30, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, dy prej të cilave janë aktive, pesë janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në VK Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Shkup - Ekipet e Shkupit dhe Bashkimit sot pasdite (fillimi në orën 16:30) do ta luajnë duelin e vetëm të programit të sotëm të xhiros së 6-të të Ligës së parë futbollistike. Ky është dueli i dy ekipeve të plasuara në fund të tabelës, njëherit edhe dy ekipe të cilat janë pa fitore në pesë ndeshjet e luajtura. Shkupi ka tre pikë, ndërsa Bashkimi është pa pikë.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri 36 gradë Celsius.
Tiranë - Zjarri i cili shpërtheu mbrëmë mbi qytetin bregdetar të Himarës, në jug të Shqipërisë, mori përmasa shqetësuese për shkak të erës.
Bruksel - Mbi 1.000 raste të infektimkit me virusin e etheve të Nilit perëndimor janë regjistruar në mbarë Evropën që prej fillimit të sezonit të bartjes këtë vit, lajmëroi DPA, duke iu referuar Qendrës evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve.
Kiev - Ndërprerja lokale e zjarrit, e ndërmjetësuar nga Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore, hyri në fuqi në mënyrë që të mundësohen riparimet e përçimit të jashtëm me energji elektrike në centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë, kumtoi sot organi mbikëqyrës i KB-së.
Uashington - Përfaqësuesi i posaçëm amerikan, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner udhëtojnë jashtë vendit për të biseduar për marrëveshje paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi presidenti amerikan, Donald Tramp.
Sevilje - Futbollistët e Real Madridit pësuan humbje me 1:0 mbrëmë si mysafir tek Real betisi në duelin e xhiros së katërt të La Ligës. Hero i tifozëve vendorë ishte lojtari rezervë, Troj Parot me golin në minutën e 81-të, pasi që 12 minuta më parë hyri në lojë.