• понеделник, 06 април 2026

Meloni shprehu rezervë në lidhje me vendosjen e trupave në Ngushticën e Hormuzit

Meloni shprehu rezervë në lidhje me vendosjen e trupave në Ngushticën e Hormuzit

Romë, 17 mars 2026 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni mbrëmë shprehu rezervë në lidhje me përfshirjen ushtarake në mbrojtjen e tankerëve të naftës në Ngushticën e Hormuzit. 

Liria e lundrimit në ngushticën midis Iranit dhe Gadishullit arabik është me rëndësi fundamentale, deklaroi Meloni për televizionin italian. Megjithatë, shtoi ajo, ndërhyrja do të thoshte "të bësh një hap drejt një përfshirje më të madhe" në luftë.

Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kryesore detare dhe i vetmi kalim detar nga Gjiri në det të hapur, u bllokua nga Irani në hakmarrje për sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.

Trump më parë u bëri thirrje aleatëve të ndihmojnë në sigurimin e dërgesave të naftës përmes ngushticës, duke paralajmëruar se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët nuk ndihmojnë, shkroi Fajnenshëll Tajms. Gjermania dhe aleatë të tjerë i hodhën poshtë kërkesat e tij, transmetoi DPA.

Meloni bëri thirrje për “përforcimin” e misionit detar të Bashkimit Evropian,"Aspides". Mision, i krijuar në vitin 2024 pasi Huthët e mbështetur nga Irani sulmuan disa anije, deri më tani ka vepruar kryesisht në Detin e Kuq.

Shefja e qeverisë italiane ka përsëritur disa herë se vendi i saj nuk do të marrë pjesë në sulmet izraelite-amerikane kundër Iranit. rq/

Foto: Meloni në Fejsbuk

Остани поврзан