Mbi 12 mijë objekte dhe ndërtesa banesore janë shkatërruar ose dëmtuar në sulmet e deritanishme ndaj Teheranit
- – Të paktën 12 mijë objekte banesore në Teheran janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në sulmet amerikane – izraelite ndaj Iranit, deklaroi guvernatori i Teheranit, Mohamed Sadeg Motamadian.
Teheran, 17 mars 2026 (MIA) – Të paktën 12 mijë objekte banesore në Teheran janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në sulmet amerikane – izraelite ndaj Iranit, deklaroi guvernatori i Teheranit, Mohamed Sadeg Motamadian.
Mediat iraniane e citojnë Motamadijanin, i cili theksoi se banorët e Teheranit objekti i të cilit është dëmtuar mund të parashtrojnë kërkesa në zyrën komunale për kompensim të dëmeve.
Sipas të dhënave të Ministrisë për Trashëgimi Kulturore në Iran, të paktën 56 muze, përmendore historike dhe lokacione kulturore – historike në vend janë dëmtuar në sulmet vijuese amerikane dhe izraelite. Prej tyre, të paktën 19 janë në kryeqytet, duke përfshirë pallatin Golestan, tregun e Teheranit dhe ish ndërtesën e Senatit.
Paraprakisht ishin publikuar informacione për lokalitete të dëmtuara kulturore në qytetin Isfahan, duke përfshirë disa pjesë të xhamisë së Imam Shah, e vendosur në sheshin historik Nagsh -e Xhahan i mbrojtur nga UNESKO. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s