• недела, 15 март 2026

Linc: Në një sulm me thikë e ka humbur jetën një këmbësor, ndërsa tjetri është rëndë i lënduar

Linc: Në një sulm me thikë e ka humbur jetën një këmbësor, ndërsa tjetri është rëndë i lënduar

Linc, 15 mars 2026 (MIA) - Dy këmbësorë u goditën me thikë dje në qytetin austriak Linc, ku njëri iu nënshtrua plagëve, ndërsa tjetri u lëndua rëndë, kumtoi policia, transmetohet nga DPA.

Autoritetet lokale kumtuan se i dyshuari u arrestua shpejt.

Motivi mbetet i paqartë për momentin, ndërsa policia gjatë ditës së sotme planifikon të publikojë detaje shtesë rreth viktimave dhe të dyshuarit, transmeton DPA. 

Një zëdhënëse e policisë në Linc për DPA-në deklaroi se hetimi ka përfshirë të gjitha aspektet e mundshme.

Gazeta lokale "Kronen Cajtung" publikoi pretendime të pakonfirmuara se sulmuesi bërtiti fyerje kundër myslimanëve dhe se një dëshmitar e pa atë duke qëndruar në mes të rrugës, duke bllokuar përkohësisht komunikacionin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан