• понеделник, 16 март 2026

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un ka ndjekur testimin e sistemeve për lansimin e raketave me vajzën e tij

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un ka ndjekur testimin e sistemeve për lansimin e raketave me vajzën e tij

Phenian, 15 mars 2026 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un dhe vajza e tij ndoqën testimin e një sistemi të shumëfishtë për lansimin e raketave, publikuan sot mediat shtetërore të Koresë së Veriut, që është një përgjigje e mundshme ndaj ushtrimeve ushtarake aktuale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, të cilat Pheniani i konsideron si një test për pushtim.

Agjencia zyrtare KCNA e Koresë së Veriut publikoi se Kim mbikëqyri dje një stërvitje sulmi në bregun lindor të Koresë së Veriut, në të cilën ishin përfshirë 12 lëshues raketash të udhëhequra me precizion prej 600 mm.

Kim Xhong Un, sipas KCNA-së, tha se stërvitjet do ta ekspozojnë armikun brenda një rrezeje prej 420 kilometra ndaj “shqetësimeve” dhe kërcënoi se do të përdorë “armë bërthamore taktike”. Me sa duket, ai po i referohej ushtarëve të Koresë së Jugut dhe atyre amerikane të stacionua në Korenë e Jugut.

“Nëse përdoret kjo armë, infrastruktura ushtarake e armikut brenda rrezes së tij të goditjes nuk do të jetë kurrë në gjendje të mbijetojë”, ka thënë Kim, transmetoi KCNA.

Fotografitë, të publikuara nga KCNA, tregojnë Kimin dhe vajzën e tij, Kim Xhu Ae, rreth 13 vjeç, duke ecur pranë kamionëve lëshues me ngjyrë ulliri dhe duke parë armët që lëshohen prej tyre. Vajza që nga fundi i vitit 2022 e shoqëron babain e saj në një numër ngjarjesh të profilit të lartë, të tilla si teste raketash dhe parada ushtarake, duke nxitur spekulime se ajo po përgatitet të jetë pasardhësja e tij.

Ushtria e Koresë së Jugut dje kumtoi se ka zbuluar rreth 10 raketa balistike të lëshuara nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut drejt Detit Lindor. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut tha se lëshimet ishin një provokim që shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të cilat ndalohen të gjitha aktivitetet e raketave balistike të Koresë së Veriut.

Stërvitja ushtarake pranverore, e quajtur “Mburoja e Lirisë”, është një nga dy stërvitjet e përbashkëta vjetore midis ushtrive amerikane dhe atyre të Koresë së Jugut dhe është planifikuar të zgjasë deri më 19 mars.

Koreja e Veriut shpesh i përgjigjet këtyre ushtrimeve me testime të armëve dhe retorikë provokuese. ls/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан