• понеделник, 06 април 2026

Koshta: BE-ja duhet të jetë gati për bisedime me Rusinë

Koshta: BE-ja duhet të jetë gati për bisedime me Rusinë

Bruksel, 17 mars 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për bisedime të mundshme me Rusinë, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, transmetoi DPA. 

Për momentin, Bashkimi Evropian nuk duhet të ndërhyjë në përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Tramp për paqe në Ukrainë, tha Koshta në një intervistë për rrjetin e agjencive të lajmeve "European Newsroom" (enr). 

"Por, nëse negociatat ndërpriten ose dështojnë, atëherë duhet të jemi të përgatitur të vazhdojmë përpjekjet tona dhe të përpiqemi të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë", deklaroi Koshta. 

SHBA-ja ka udhëhequr përpjekjet diplomatike për ndërmjetsimin midis Moskës dhe Kievit. Këto bisedime u ndërprenë së fundmi ndërsa vëmendja e Uashingtonit u zhvendos në luftën në Iran. 

Në intervistë, Koshta megjithatë bëri thirrje për përmbajtje. 

"Për momentin, kontributi ynë kryesor është rritja e presionit ekonomik mbi Rusinë dhe vazhdimi i mbështetjes së Ukrainës me të gjitha mjetet e disponueshme”, tha ai.

Rritja e çmimeve të energjisë nuk e ka ndryshuar strategjinë e BE-së, tha ai, pasi BE përpiqet të bëhet e pavarur nga furnizimet ruse me energji dhe nuk negocion çmimet e energjisë me Moskën.

Ukraina po mbrohet nga pushtimi rus më shumë se katër vjet. BE-ja e mbështet Kievin, përfshirë edhe me ndihmë financiare.

Hungaria momentalisht po bllokon miliarda euro ndihmë të re të miratuar tashmë për Ukrainën. Kjo është e papranueshme, tha Koshta, i cili më parë ishte kryeministër i Portugalisë. rq/

Foto: DPA

Остани поврзан