Katari evakuon disa pjesë të Dohas
- Autoritetet e Katarit sot në mëngjes evakuuan pjesë të zonës Msheireb në Doha, ku ndodhen zyrat qeveritare dhe zyra e "Gugëll" si dhe nga rajoni ku ndodhen gjashtë universitete amerikane.
Doha, 14 mars 2026 (MIA) – Autoritetet e Katarit sot në mëngjes evakuuan pjesë të zonës Msheireb në Doha, ku ndodhen zyrat qeveritare dhe zyra e "Gugëll" si dhe nga rajoni ku ndodhen gjashtë universitete amerikane.
Dëshmitarë okularë pohojnë se në kryeqytetin e Katarit po dëgjohen shpërthime.
Evakuimi u krye një orë para se autoritetet të njoftojnë për raketat e kapura mbi Qatar.
Mediat iraniane tre ditë më parë publikuan një listë të objektivave potencialë në rajon. Në listën e quajtur “Objektiva të reja iraniane” përfshihen zyrat dhe pronat e kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë që operojnë në Lindjen e Afërt. Mes objektivave potencialë janë zyrat rajonale, si dhe qendrat e të dhënave dhe qendrat e zhvillimit të gjigantëve teknologjikë.
Sipas mediave iraniane, në listë përfshihen objekte të lidhura me "Gugëll", "Amazon", "Majkrosoft", "Envidia", "IBM", "Orakle" dhe "Palantiar Teknoloxhi", përmenden zyrat në Israel, por edhe në të gjithë rajonin, përfshirë Dubai dhe Abu Dabi. ls/
Foto: EPA