• понеделник, 16 март 2026

Katër anëtarë të një familjeje palestineze u vranë në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite

Katër anëtarë të një familjeje palestineze u vranë në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite

Ramallah, 15 mars 2026 (MIA) - Katër anëtarë të një familjeje palestineze, përfshirë dy fëmijë, u vranë kur ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi automjetin e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar verior, publikoi sot Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmetoi DPA.

Ministria kumtoi se në midis viktimave është një baba 37-vjeçar, gruaja e tij 35-vjeçare dhe dy fëmijë të moshës pesë dhe shtatë vjeç. Dy fëmijë të tjerë u plagosën.

Disa anëtarë të familjes pësuan plagë në kokë, publikoi ministria.

Sipas policisë izraelite, oficerët dhe ushtarët po bastisnin qytetin Tamun për të arrestuar individë të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste që synonin forcat e sigurisë.

Gjatë operacionit, ushtarët hapën zjarr. Katër palestinezë që ndodheshin në automjet u vranë. Rrethanat e incidentit po hetohen, theksohet në kumtesën e policisë.

Mediat palestineze publikuan se babai nuk kishte lidhje të njohura me organizatat militante, transmeton DPA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан