• петок, 20 март 2026

Kalas: Ngjarjet më të reja në Lindjen e Mesme shënojnë rrezik të jashtëzakonshëm

Kalas: Ngjarjet më të reja në Lindjen e Mesme shënojnë rrezik të jashtëzakonshëm

Bruksel, 28 shkurt 2026 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kalas, tha se ngjarjet më të reja në Lindjen e Mesme shënojnë një rrezik të jashtëzakonshëm, sepse "regjimi iranian vazhdon ta destabilizojë rajonin përmes programeve të tij raketore dhe bërthamore, si dhe mbështetjen e grupeve terroriste".

"BE-ja miratoi sanksione të ashpra kundër Iranit dhe mbështeti zgjidhjet diplomatike, duke përfshirë edhe çështjen bërthamore", shënoi Kalas në "Iks".

Përfaqësuesit evropian thksojnë se mbrojtja e civilëve dhe respektimi i të drejtës humanitare ndërkombëtare janë prioritete.

Ajo, gjithashtu theksoi se BE-ja në mënyrë aktive e angazhon rrjetin e saj konsullor për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve nga zonat e goditura, ndërsa personeli jo-thelbësor është tërhequr nga rajoni.

"Misioni ynë detar "Aspides" mbetet në gjendje të gatishmërisë së lartë në Detin e Kuq dhe është i gatshëm të ndihmojë në mbajtjen e korridorit të hapur detar", tha Kalas.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në një postim në "Iks", theksoi se "ngjarjet në Iran janë shumë shqetësuese".

"Mbesim në kontakt të afërt me partnerët tanë në rajon dhe e konfirmojmë përkushtimin tonë të fortë në ruajtjen e sigurisë rajonale dhe stabilitetit. Sigurimi i sigurisë bërthamore dhe parandalimi i çdo lloj veprimi që mundet plotësisht t'i përshkallëzojnë tensionet ose ta minojnë regjimin global të mospërhapjes së armëve bërthamore janë nga vlera më e madhe", tha Fon der Lajen. sa/

foto: EPA

Остани поврзан