Kaja Kallas e quajti vendimin e SHBA-së për lehtësimin e sanksioneve të naftës kundër Rusisë një "precedent të rrezikshëm"
- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, e vlerësoi sot vendimin e SHBA-së për të lehtësuar përkohësisht sanksionet kundër eksporteve të naftës ruse si një "precedent të rrezikshëm".
Bruksel, 16 mars 2026 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, e vlerësoi sot vendimin e SHBA-së për të lehtësuar përkohësisht sanksionet kundër eksporteve të naftës ruse si një "precedent të rrezikshëm".
“Rusia duhet të ketë më pak, jo më shumë, mjete për të zhvilluar luftë”, shtoi Kallas para fillimit të takimit të sotëm të ministrave evropianë të Punëve të Jashtme në Bruksel.
Ajo kërkoi që ngjarjet në Lindjen e Afërt të mos e shpërqendrojnë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
"Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është edhe në interes të Rusisë" theksoi Kallas.
Çështja kryesore është se si ta mbajmë të hapur ngushticën, pasi 95 për qind e furnizimeve energjetike për Azinë kalojnë nëpër të, tha Kallas. Ajo kumtoi se ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, nëse në këtë rast mund të zbatohet një qasje e ngjashme me marrëveshjen për eksportet e drithërave ukrainase nëpërmjet Detit të Zi.
"Është në interesin tonë ta mbajmë ngushticën të hapur, megjithëse nuk jemi aq të varur sa vendet aziatike" përfundoi Kallas. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s