• понеделник, 16 март 2026

Japonia,Australia, Koreja e Jugut, BE-ja ende nuk e kanë pranuar thirrjen e Donald Trampit për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Japonia,Australia, Koreja e Jugut, BE-ja ende nuk e kanë pranuar thirrjen e Donald Trampit për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Uashington, 16 mars 2026 (MIA) - Japonia, Australia, Koreja e Jugut, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian deri më tani nuk kanë marrë vendim për ta pranuar thirrjen e presidentit amerikan, Donald Tramp, për ndihmë në sigurimin e lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit, e cila është bllokuar nga Irani. 

Japonia momentalisht nuk ka plane për të dërguar anije luftarake për të shoqëruar anijet në Lindjen e Mesme, deklaroi kryeministri i vendit, Sanae Takaiçi.

"Nuk kemi marrë asnjë vendim për dërgimin e anijeve shoqëruese. Vazhdojmë të shqyrtojmë se çfarë mund të bëjë Japonia vetë dhe çfarë mund të bëhet në kuadër ligjor", deklaroi Takaiçi para parlamentit. Takaiçi do të udhëtojë për në Uashington këtë javë për bisedime me Trampin, në të cilën tema do të përqendrohen në konfliktin me Iranin.

Australia nuk do të dërgojë anije luftarake për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, deklaroi sot anëtarja e kabinetit të kryeministrit australian Entoni Albaneze, Ketrin King.

"Nuk do të dërgojmë anije në Ngushticën e Hormuzit. E dimë sa tepër e rëndësishme është, por nuk është diçka që dikush na e ka kërkuar ta bëjmë ose në të cilën ne kontribuojmë", deklaroi King për televizionin Ej-Bi-Si.

Kabineti i presidentit të Koresë së Jugut kumtoi se vendi do të "komunikojë ngushtë me SHBA-në në lidhje me këtë çështje" dhe se do të "marrë një vendim pas shqyrtimit të kujdesshëm". Sipas kushtetutës së Koresë së Jugut, vendosja e trupave jashtë shtetit kërkon miratimin parlamentar.

"Zëdhënësi i kryeministrit britanik Kir Starmer kumtoi se Starmer ka biseduar me Donald Trampin për nevojën e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, me qëllim që të ndërpritet pengimi i lundrimit global të anijeve. Starmer ka biseduar edhe me kryeministrin kanadez Mark Karni dhe ata janë pajtuar që t’i vazhdojnë bisedimet për konfliktin në Lindjen e Mesme në një takim që pritet të mbahet sot", shtoi zëdhënësja.

Остани поврзан