• понеделник, 16 март 2026

Japonia fillon me lirimin e naftës nga rezervat për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit

Japonia fillon me lirimin e naftës nga rezervat për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit

Tokio, 16 mars 2026 (MIA) – Japonia sot do të fillojë me lirimin e naftës nga rezervat e saj, pasi pritet që importet e naftës bruto të bien ndjeshëm nga fundi i marsit për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit e cila është thelbësore për transportimin e naftës në tregun botëror, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i kabinetit, Minoru Kihara.

“Planifikojmë të bëjmë përpjekje për të siguruar që (nafta nga rezervat) të qarkullojë pa probleme në treg”, tha Kihara, transmeton agjencia e lajmeve Kjodo.

Ai shtoi se qeveria “do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për të siguruar furnizime të qëndrueshme me energji, përmes koordinimit ndërkombëtar dhe pa përjashtuar asnjë mundësi”.

Agjencia ndërkombëtare energjetike (IEA) tha dje se do të "fillojë së shpejti" një lirim i planifikuar i koordinuar i naftës nga rezervat nga 32 vendet e saj anëtare, përfshirë Japoninë. Javën e kaluar u njoftua se vendet do të vendosin në treg 400 milionë fuçi naftë si përgjigje ndaj ndërprerjeve të shkaktuara nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Ai shtoi se qeveria “do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji, përmes koordinimit ndërkombëtar dhe pa përjashtuar asnjë opsion”.

Qeveria japoneze do të zvogëlojë rezervat e detyrueshme 70-ditore për rafineritë e naftës dhe kompanitë tregtare, sipas ligjit japonez për ruajtjen e naftës, në 55 ditë, ndërsa javën e kaluar kryeministri japonez Sanae Takaiçi njoftoi se rreth 80 milionë fuçi naftë do të jenë në dispozicion nga rezervat, e që është sasia më e madhe e lëshuar ndonjëherë nga rezervat.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан