• понеделник, 16 март 2026

Izraeli thotë se e ka rrëzuar aeroplanin qeveritar të Hamneit

Izraeli thotë se e ka rrëzuar aeroplanin qeveritar të Hamneit

Tel Aviv/Teheran, 16 Mars 2026 (MIA) - Ushtria izraelite njoftoi shkatërrimin e një aeroplani qeveritar iranian që dyshohet se u përdor nga lideri i ndjerë suprem, ajatollah Ali Hamnei.

"Kjo e ka privuar regjimin iranian nga një avantazh tjetër strategjik", theksuan sot Forcat ajrore izraelite në një deklaratë në gjuhën persiane në X.

Thuhet se aeroplani është përdorur për fluturime vendase dhe ndërkombëtare.

Hamnei u vra më 28 shkurt në një sulm ajror izraelit në Teheran.

Besojhet se ish kreu i shtetit të ketë fluturuar jashtë vendit që nga emërimi i tij si lider fetar në vitin 1989. Megjithatë, ai udhëtonte herë pas here në provincat iraniane.

Aeroporti Mehrabad, ku ndodhet flota e qeverisë iraniane është bombarduar disa herë ditët e fundit.

foto: X

 

Остани поврзан