• понеделник, 16 март 2026

Izraeli planifikon pushtim të madh ndaj Libanit

Izraeli planifikon pushtim të madh ndaj Libanit

Jerusalem, 14 mars 2026 (MIA) - Izraeli planifikon ta zgjerojë operacionin tokësor në Liban, me qëllim që ta ndërmerr rajonin në jug të lumit Litani dhe ta shkatërrojë infrastrukturën e Hezbollahut, njoftoi portali amerikan Aksios.

Kjo do të ishte pushtimi më i madh izraelit ndaj fqiut verior që nga viti 2006, me çka Libani do të shtyhej në epiqendrën e luftës aktuale me Iranin.

Sipas përfaqësuesve anonimë izraelitë, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu ka tentuar ta ndërpresë eskalimin në Liban dhe të orientohet ndaj Iranit. Por, vendimi është ndryshuar pas sulmit të koordinuar të Hezbollahut dhe Iranit më 11 mars, kur janë lansuar mbi 200 projektilë.

Nga fillimi i luftës kundër Iranit, armata izraelite në kufirin me Libanin ka vendosur tre divizione blinduese dhe këmbësorike, ndërsa disa forca të caktuara tokësore gjatë dy javëve të kaluara kanë kryer sulme të kufizuara.

Derisa Armata izraelite po përgatitet për pushtim ndaj pjesës jugore të kufirit me Libanin, Irani në koordinim me Hezbollahun po sulmon objektiva në Izrael. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан