• понеделник, 06 април 2026

Izraeli njoftoi se ka nisur një "valë sulmesh masive" ndaj Teheranit

Izraeli njoftoi se ka nisur një

Tel Aviv, 17 mars 2026 (MIA) - Ushtria izraelite sot në mëngjes njoftoi se ka filluar me sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në Teheran, transmetoi DPA.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një publikim në rrjetet sociale theksuan se "ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë kundër infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin".

Në të njëjtin publikim, ushtria tha gjithashtu se ka "nisur një valë shtesë sulmesh ndaj infrastrukturës terroriste të Hezbollahut në Bejrut".

Disa minuta më parë, IDF njoftoi se ka identifikuar "raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të shtetit të Izraelit".

SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt, pas së cilës Teherani nisi sulme ndaj disa vendeve në Lindjen e Mesme. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан