Irani sulmoi katër baza ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme
- Armata iraniane thotë se ka filluar sulmet ndaj katër bazave ushtarake amerikane në Katar, Bahrein, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si hakmarrje për sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Teheran, 28 shkurt 2026 (MIA) - Armata iraniane thotë se ka filluar sulmet ndaj katër bazave ushtarake amerikane në Katar, Bahrein, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si hakmarrje për sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Objektivat përfshinin bazën e aviacionit Al Udeid në Katar, bazën e aviacionit Al Salem në Kuvajt, bazën e aviacionit Al Dafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe flotën detare amerikane në Bahrein, njofton agjencia gazetareske iraniane Fars.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se raketat ishin kahëzuar drejt vendit dhe u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Katarit. Dëshmitarët deklaruan se kanë dëgjuar shpërthime në kryeqytetin e Katarit, Doha. Paraprakisht gjatë ditës, Ministria e Punëve të Brendshme e Katarit njoftoi se vendi është "i sigurt" por me vëmendje e ndjek situatën pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
"Situata në Katar është e qëndrueshme dhe e sigurt dhe për momentin nuk ka indikacione që shkaktojnë brengë për sigurinë e brendshme", njoftoi Ministria.
Një burim tha se një pjesë e personelit të bazës amerikane të aviacionit në Katar është evakuuar pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit.
Në Kuvajt u përfshinë sirenat për sulm ajror, ku u dëgjuan shpërthime të forta. Në Kuvajt ndodhet selia e Komandës qendrore të SHBA-së (CENTKOM).
Në të njëjtën kohë, agjencia gazetareske shtetërore e Kuvajtit raportoi se armata e Kuvajtit kishte kapur raketa në hapësirën e saj ajrore.
Paraprakisht sot, televizioni shtetëror iranian zyrtarisht publikoi se si përgjigje e sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit, forcat në Teheran kanë kryer sulm me raketa ndaj selisë së Flotës së pestë të SHBA-së në kryeqytetin e Bahreinit-Manama.
Shpërthime të forta jehuan edhe në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Agjencia shtetërore e EBA-së njoftoi se vendi pjesërisht dhe përkohësisht e ka mbyllur hapësirën e saj ajrore.
Ambasada e SHBA-së në EBA, si dhe misionet diplomatike të SHBA-së në Katar dhe Bahrein, vendosën regjim të izolimit për të gjithë të punësuarit e tyre dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të SHBA-së që janë në territorin arab të vetëizolohen deri një njoftimin e radhës.
Sipas mediave, shpërthime të forta jehuan edhe në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
Siria mbylli një pjesë të hapësirës së saj ajrore në jug të vendit, në afërsi të kufirit me Izraelin. sa/
foto: Arkivi