Irani sot në mëngjes sulmoi përsëri disa vende të Gjirit Persik, sirenat e alarmit u dëgjuan në Izrael
- Vendet e Gjirit Persik publikuan se Irani kreu sulme të reja mbrëmë dhe sot në mëngjes, një ditë pasi Teherani u bëri thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe të evakuojnë tre portet e saj kryesore, duke bërë për herë të parë që nga fillimi i konfliktit kërcënim ndaj pronave që nuk janë amerikane dhe për zgjerimin e konfliktit në rajonin e Lindjes së Afërt.
Teheran, 15 mars 2026 (MIA) - Vendet e Gjirit Persik publikuan se Irani kreu sulme të reja mbrëmë dhe sot në mëngjes, një ditë pasi Teherani u bëri thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe të evakuojnë tre portet e saj kryesore, duke bërë për herë të parë që nga fillimi i konfliktit kërcënim ndaj pronave që nuk janë amerikane dhe për zgjerimin e konfliktit në rajonin e Lindjes së Afërt.
DF sot në mëngjes publikoi se një breshëri e re raketash dhe dronësh është lansuar kundër Izraelit, ndërsa në ato zona u dëgjuan edhe sirenat.
Teherani akuzoi SHBA-në se po përdor "porte dhe strehimore" në EBA për të nisur sulme në ishullin Karg, ku ndodhet terminali kryesor i naftës i Iranit përmes të cilit kryhen eksportet e naftës, pa dhënë asnjë dëshmi për këtë, raportuan mediat amerikane.
Emiratet e Bashkuara Arabe publikuan rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore po i përgjigjen sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani.
Sulmet pasuan pas zjarrit që përfshiu portin Fudaira, ku ndodhet terminali kryesor i eksportit të naftës në vend në bregun lindor, pas sulmit të djeshëm me dronë.
Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite njoftoi këtë mëngjes se sistemet e saj kundërajrore interceptuan dhe shkatërruan 10 dronë mbi kryeqytetin Riad dhe rajonin lindor të mbretërisë.
Në të njëjtën kohë, Bahrein publikoi se ka ndezur sirenat dhe u bëri thirrje banorëve të shkojnë në strehimoren më të afërt.
Gjatë natës, SHBA-ja urdhëroi përfaqësuesit qeveritarë jo-operativë dhe anëtarët e familjeve të tyre të largohen nga Omani për arsye sigurie.
Kuvajti njoftoi këtë mëngjes se Garda Kombëtare ka rrëzuar pesë dronë iranianë në 24 orët e fundit.
Vonë mbrëmë, Katari publikoi një raport të përditësuar mbi sulmet me raketa dhe dronë që i refuzoi dje, por nuk raportoi ndonjë sulm të ri gjatë natës së kaluar.
Ushtria izraelite njoftoi herët sot në mëngjes se Irani ka lëshuar një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit. Sirena u dëgjuan në Tel Aviv dhe zona të tjera dhe u dëgjuan shpërthime.
Ushtria izraelite publikoi se sirenat kanë paralajmëruar banorët në zonat nën sulm dhe se është aktivizuar mbrojtja ajrore.
Në kumtesën e sotme, Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit akuzoi të ashtuquajturin "armik" për përdorimin e kopjeve të dronëve iranianë për të sulmuar vendet fqinje me qëllim që të fajësojë Teheranin, raportuan mediat shtetërore iraniane. Në kumtesë thuhet se kopjet e dronëve Shahed-136 të Iranit, të njohur si LUCAS, u përdorën për të goditur "objektiva të parëndësishme në vendet e rajonit", duke përfshirë sulmet ndaj Turqisë, Irakut dhe Kuvajtit. Ata nuk dhanë dëshmi për këtë.
Mediat amerikane specifikojnë se Irani zakonisht përdor fjalën "armik" kur i referohet SHBA-së dhe Izraelit. ls/
Foto: EPA