• понеделник, 06 април 2026

Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit pa kompensim për tarifë të transportit detar

Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit pa kompensim për tarifë të transportit detar

Teheran, 6 prill 2026 (MIA) - Irani i është përgjigjur ultimatumit të presidentiut amerikan Donald Tramp me publikimin e kërcënimeve të reja për Ngushticën e Hormuzit, që është arterie vitale për dërgesat botërore të naftës dhe gazit, njofton DPA.  

"Ngushtica e Omruzit do të hapet sërish vetëm kur, sipas regjimit të ri të juridik, dëmet nga lufta e imponuar do të kompensohen plotësisht nga një pjesë e të ardhurave nga tarifat e transportit detar për transit përmes vendkalimit", deklaori mbrëmë në Iks, Mehdi Tabatabaei, zyrtar për komunikime në zyrën e presidentit iranian.

Korporata iraniane e Gardës Revolucionare Islamike (IRCG) njoftoi se kalimi detar nuk do të kthehet në gjendjen e mëparshme, sidomos jo për SHBA-në dhe Izraelin, theksojnë mediat iraniane, transmeton DPA.

Teherani pohon se ka kontroll mbi gjithë kalimin dhe planifikon të vendor sistem për tarifë për transit përmes tij.

Trampi e paralajmëroi Iranin se po përballet me sulme ndaj elektranave dhe urave nëse nuk i përmbahet ultimatumit për hapje të ngushticës deri të martën në ora 20 (e mërkurë 00:00 GMT). Në postimin në platformën e tij Truth Social, ai tha: "Hapeni kalimin e mallkuar, kopilë të çmendur, ose do të jetoni në ferr - VETËM SHIKONI!

Tabatabaei tha se Trampi i është dejtuar në mënyrë ofenduese nga "zemërimi dhe dëshpërimit", duke e akuzuar për nxitje të luftës së plotë në rajon.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara deklaroi për BBC-në se Tramp po kërcënon hapur të shkatërronte infrastrukturën thelbësore për mbijetesën e civilëve, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë për të parandaluar atë që e përshkroi si krime lufte, raportoi DPA. mb/

Остани поврзан