• понеделник, 06 април 2026

Irani e konfirmoi vdekjen e shefit të inteligjencës së Gardës revolucionare

Irani e konfirmoi vdekjen e shefit të inteligjencës së Gardës revolucionare

Teheran, 6 prill 2026 (MIA) - Korpusi i Gardës revolucionare iraniane (IRGC) kumtoi se në mëngjes është vrarë gjeneral-majori Maxhid Hadem, pa dhënë detaje.

Hadem ishte shef i inteligjencës së IRGC-së.

Paraprakisht, ministri izraelit i mbrojtjes, Izrael Kac, tha se është informuar që armata izraelite e ka eliminuar Hademin. Sipas Kac, ai është përgjegjës i drejtpërdrejtë për sulmet vdekjeprurëse me raketa ndaj civilëve izraelit.

Garda Revolucionare gjuan ndaj civilëve, ndërsa ne i eliminojmë kokat e terroristëve. Liderët iranian jetojnë në gjendje të ndjekjes. Do të vazhdojmë dhe do t'i gjuajmë një nga një, citoi Kac. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан