• понеделник, 06 април 2026

Irani dhe SHBA morën planin pakistanez për ndërprerjen e armiqësive

Irani dhe SHBA morën planin pakistanez për ndërprerjen e armiqësive

Islamabad, 6 prill 2026 (MIA) - Irani dhe SHBA morën plan për ndërprerje të armiqësive që mund të hyjë në fuqi sot dhe sërish ta hapë Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Rojters, duke iu referuar një burimi anonim të njoftuar me propozimin.

Sipas burimeve, Pakistani e ka përgatitur kornizën për ndërprerje të armiqësive dhe mbrëmë e dorëzoi tek Irani dhe SHBA, ndërsa në të theksohet qasja me dy faza me ndërprerje momentale të zjarrit pastaj do të vijojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

"Të gjitha elementet duhet të dakordohen sot", tha burimi duke shtuar se marrëveshja fillestare do të strukturohet si memorandum mirëkuptimi të finalizuar në mënyrë elektronike përmes Pakistanit, kanali i vetëm komunikativ në negociata.

Aksios paraprakisht publikoi, duke i'u referuar burimeve amerikane, izraelite dhe rajonale, se SHBA, Irani dhe ndërmjetësuesit rajonal bisedojnë për armëpushimin potencial 45 ditësh si pjesë e marrëveshjes me dy faza që mund të çojë në fund të përhershëm të luftës.

Një burim për Rojters tha se kryeshefi i armatës pakistaneze, feldmarshall Asim Munir, ishte në kontakt "gjithë natën", me nënpresidentin amerikan, Xh.D. Vens, përfaqësuesi special Stov Vitkof dhe shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi.

Siaps propozimit, ndërprerja e zjarrit do të hyjë në fuqi menjëherë, Ngushtica e Hormuzit sërish do të hapet, me 15 deri 20 ditë shtesë për finalizimin e zgjidhjes më të gjerë.

Marrëveshja, përkohësisht e quajtur "Marrëveshja e Islamabadit", do të përfshijë kornizë rajonale për ngushticën, me biseda ballë për ballë që do të vijojnë në Islamabad.

Përfaqësuesit iranian paraprakisht deklaruan për Rojters se Teherani kërkon armëpushim të përhershëm me garancione se nuk do të sulmohet sërish nga SHBA dhe Izraeli.

Irani ka marrë mesazhe nga ndërmjetësuesit, duke përfshirë edhe Pakistanin, Turqinë dhe Egjiptin.

Marrëveshja përfundimtare pritet të përfshijë një angazhim nga Teherani për të mos ndjekur armë bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe lirimit të aseteve të ngrira, tha burimi.

Dy burime pakistaneze thanë se Irani nuk ishte angazhuar ende pavarësisht aktiviteteve të intensifikuara civile dhe ushtarake.

"Irani nuk është përgjigjur ende", tha një burim, duke shtuar se propozimet e mbështetura nga Pakistani, Kina dhe SHBA për një armëpushim të përkohshëm deri më tani nuk kanë çuar në angazhime. sa/

Foto. MIA arkivi

Остани поврзан