• понеделник, 16 март 2026

Irani arrestoi 20 persona me akuzën se kanë qenë informatorë për Izraelin

Irani arrestoi 20 persona me akuzën se kanë qenë informatorë për Izraelin

Teheran, 15 mars 2026 (MIA) - Njëzet persona janë arrestuar në Iranin veriperëndimor për përpjekje për të bashkëpunuar me Izraelin, njoftoi sot agjencia e lajmeve Tasnim, duke iu referuar një kumtese nga Zyra e Prokurorit të Provincës së Azerbajxhanit Perëndimor.

Ata akuzohen se i kanë dërguar informacione Izraelit në lidhje me vendndodhjen e aseteve ushtarake dhe të sigurisë iraniane.

Izraeli ka nisur një fazë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar pikat e kontrollit të sigurisë bazuar në informacionet nga njerëzit e tij në terren, deklaroi për mediat britanike një burim i njohur me strategjinë ushtarake izraelite. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан