Irani arrestoi 20 persona me akuzën se kanë qenë informatorë për Izraelin
- Njëzet persona janë arrestuar në Iranin veriperëndimor për përpjekje për të bashkëpunuar me Izraelin, njoftoi sot agjencia e lajmeve Tasnim, duke iu referuar një kumtese nga Zyra e Prokurorit të Provincës së Azerbajxhanit Perëndimor.
Teheran, 15 mars 2026 (MIA) - Njëzet persona janë arrestuar në Iranin veriperëndimor për përpjekje për të bashkëpunuar me Izraelin, njoftoi sot agjencia e lajmeve Tasnim, duke iu referuar një kumtese nga Zyra e Prokurorit të Provincës së Azerbajxhanit Perëndimor.
Ata akuzohen se i kanë dërguar informacione Izraelit në lidhje me vendndodhjen e aseteve ushtarake dhe të sigurisë iraniane.
Izraeli ka nisur një fazë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar pikat e kontrollit të sigurisë bazuar në informacionet nga njerëzit e tij në terren, deklaroi për mediat britanike një burim i njohur me strategjinë ushtarake izraelite. ls/
Foto: EPA