• петок, 20 март 2026

IDF: Irani hakmerret, detektohen raketa drejt Izraelit

IDF: Irani hakmerret, detektohen raketa drejt Izraelit

Tel Aviv, 28 shkurt 2026 (MIA) - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot se kanë zbuluar lëshimin e raketave nga Irani drejt Izraelit.

Sirenat e alarmit pritet të bien në minutat në vijim, raporton "Tajms of Izrael".

Qytetarëve izraelitë që morën paralajmërimin u është urdhëruar të strehohen në dhoma të sigurta dhe zona të mbrojtura.

Një zyrtar iranian tha më herët sot se Teherani po përgatitet për hakmarrje pasi Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit sot. sa/

foto: Arkivi

Остани поврзан