• понеделник, 16 март 2026

Epidemi e meningjitit në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur

Epidemi e meningjitit në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur

Londër, 16 mars 2026 (MIA) - Një student i Universitetit të Kentit dhe një nxënës i shkollës fillore kanë vdekur nga meningjiti si rezultat i epidemisë që është përhapur në gjithë rajonin e Kanterberit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 11 të tjerë janë hospitalizuar dhe janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur sot "Skaj njuz".

Vlerësohet se shumica e të hospitalizuarve me meningjit janë të moshës midis 18 dhe 21 vjeç, ndërsa disa janë studentë.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) kumtoi se kishte kontaktuar më shumë se 30.000 studentë, staf dhe familjet e tyre për t'i informuar ata për përhapjen e epidemisë, ndërsa banorëve të disa blloqeve të akomodimit të studentëve u është urdhëruar të fillojnë të marrin antibiotikë pa vonesë.

Meningjiti është një infeksion i membranave mbrojtëse që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore dhe mund të jetë serioz nëse nuk trajtohet urgjentisht.

Dukuria po hetohet si e lidhur me një ngjarje shoqërore në Kanrerberi, në të cilën morën pjesë disa nga pacientët.

Të gjitha rastet e meningjitit janë zbuluar gjatë dy ditëve të fundit.

Foto: arkivi

 

Тагови

Остани поврзан