Dy persona qëllohen me armë zjarri në një bistro në afërsi të aeroportit në Frankfurt
- – Dy persona janë qëlluar në një bistro në Raunhajm në afërsi të aeroportit në Frankfurt, njoftoi sot policia gjermane.
Frankfurt, 17 mars 2026 (MIA) – Dy persona janë qëlluar në një bistro në Raunhajm në afërsi të aeroportit në Frankfurt, njoftoi sot policia gjermane.
Sipas të dhënave fillestare të policisë, një person i armatosur ka hyrë në bistro rreth orës 3:45 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe i ka qëlluar dy personat, të cilët menjëherë kishin ndërruar jetë.
Policia njoftoi se sulmuesi kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe se po vijon hetimi. Zona rreth bistros është e rrethuar gjerësisht. Një kontingjent i madh i policisë e kërkon autorin e ngjarjes, transmetoi DPA.
Motivet për sulmin ende janë të paqarta, deklaroi zëdhënësi i policisë. fc/
Foto: DPA