Astronautët e "Artemis 2" kanë mbërritur në sferën e ndikimit gravitacional të Hënës
- Katër astronautët e misionit "Artemis 2" kanë mbërritur në sferën e ndikimit gravitacional të Hënës, që është pika në të cilën graviteti i Hënës ka një efekt më të fortë në anijen kozmike "Orion" sesa në Tokë, njoftoi sot NASA, transmeton DPA.
Kejp Kanaveral, 6 prill 2026 (MIA) - Katër astronautët e misionit "Artemis 2" kanë mbërritur në sferën e ndikimit gravitacional të Hënës, që është pika në të cilën graviteti i Hënës ka një efekt më të fortë në anijen kozmike "Orion" sesa në Tokë, njoftoi sot NASA, transmeton DPA.
Astronautët amerikan, Viktor Glover, Kristina Koh dhe Rid Vajzman dhe astronauti nga Kanada, Xhermi Hansen - janë njerëzit e parë që pas më shumë se 50 vitesh udhëtojnë në Hënë.
Astronautët fluturuan të mërkurën në mbrëmje në kapsulën "Orion" të raketës "Space Launcj System" nga kozmodromi "Kejp Kanaveral" në shtetin amerikan Florida. Rreth 24 orë më vonë, ata e lëshuan orbitën e Tokës duke përdorur një manovër speciale.
E gjithë trajektorja e fluturimit të "Artemis 2" ngjan me shifrën tetë rreth Tokës dhe Hënë.
Ekuipazhi tani duhet të fluturojë rreht Hënës, dhe pritet që të premten të ulet përsëri në det në Tokë.
Gjatë disa orëve në vijim, pritet që anija kozmike të afrohet më afër Hënës. Nga atje, astronautët do të mund të shohin Tokën dhe Hënën njëkohësisht, madje edhe të vëzhgojnë tërheqjen e dellit në të cilën Dielli zhduket pas Hënës nga perspektiva e Orionit.
Ata gjithashtu mund të udhëtojnë më largë nga Toka se çdo njeri tjetër deri tani. Rekordi aktual u vendos nga ekuipazhi i misionit "Apollo 13" në vitin 1970 në rreth 400,171 kilometra, raporton DPA. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s