• понеделник, 16 март 2026

Aragçi: Lideri suprem është mirë dhe e kontrollon situatën

Aragçi: Lideri suprem është mirë dhe e kontrollon situatën

Teheran, 15 mars 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi deklaroi se lideri i ri suprem iranian, Moxhtaba Hamnei, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe "tërësisht e kontrollon situatën".

Aragçi shtoi se Irani e përshëndet çdo "iniciativë rajonale që çon drejt përfundimit të drejtë të luftës", por theksoi se në këtë moment nuk ka iniciativa konkrete në tryezë për përfundimin e luftës.

Lidhur me Ngushticën e Hormuzit, Aragçi përsëriti se kalimi është i hapur për të gjithë përveç për anijet amerikane dhe të aleatëve të tyre. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан