• понеделник, 16 март 2026

Aragçi: Çdo fund i luftës me Izraelin dhe SHBA-në duhet të jetë përfundimtar

Aragçi: Çdo fund i luftës me Izraelin dhe SHBA-në duhet të jetë përfundimtar

Teheran, 16 mars 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi sot deklaroi se për Teheranin, çdo fund i luftës amerikano-izraelite me Iranin duhet të jetë përfundimtar.

“Irani nuk ka kërkuar armëpushim dhe dëshiron të sigurojë që çdo përfundim i luftës me Izraelin dhe SHBA-në të jetë përfundimtar”, tha Aragçi, transmetohet nga agjencia iraniane SNN.

Duke komentuar sulmet amerikane, ai tha se “është interesante që SHBA-ja pranon se sulmojnë për qejf dhe se nuk është për t’u habitur që bashkësia ndërkombëtare nuk merr masa”, transmeton agjencia "Tasnim".

"Objektet civile, përfshirë spitalet dhe shkollat, u sulmuan rregullisht, kurse sipas raportit të Ministrit të Shëndetësisë, u sulmuan 53 spitale. Ata sulmuan gjithashtu stadiume, përfshirë stadiumin me 12.000 vende, dhe kemi edhe dëshmorë nga komuniteti sportiv", tha Aragçi.

Sipas tij, “kjo tregon se armiku nuk i përmbahet asnjë parimi, se nuk heziton të sulmojë zonat e banuara dhe pranon pa turp se e bën këtë për qejf”.

"Kombi ynë është i shtypur, por është një komb heroik dhe po i reziston të gjitha këtyre presioneve me dinjitet", përfundoi ai. ls/

Foto: DPA

 

Остани поврзан