AmnestI Interneshënëll: SHBA-ja ka shkelur të drejtën humanitare në luftën me Iranin
- SHBA-ja ka shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare duke mos marrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar vuajtjet e civilëve gjatë luftës me Iranin, theksohet në raportin e publikuar sot nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut AmnestI Interneshënëll (AI).
Uashington, 17 mars 2026 (MIA) - SHBA-ja ka shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare duke mos marrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar vuajtjet e civilëve gjatë luftës me Iranin, theksohet në raportin e publikuar sot nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut AmnestI Interneshënëll (AI).
Në raportin, AI akuzoi forcat amerikane për sulmin ndaj një shkolle fillore në qytetin jugor iranian Minab, ku, sipas pretendimeve të Amnesti, u vranë më shumë se 160 persona, përfshirë fëmijë, transmetoi En-Bi-Si-Njuz. AI thekson se arriti në këtë përfundim pasi analizoi fotot dhe videot e bëra para dhe pas sulmit në shkollë, e cila ndodhej pranë një kompleksi të Gardës Revolucionare Islamike.
Organizata kumtoi se gjithashtu ka punësuar një patolog mjeko-ligjor të pavarur për të kryer analiza shtesë. Drejtoresha e kërkimit, përfaqësimit, politikave dhe fushatave në Amnesti, Erika Gevara-Rosat, vlerësoi se sulmi ishte një shembull tragjik i pasojave që vuajnë civilët gjatë konfliktit.
“Ky sulm i tmerrshëm ndaj një shkolle plot me fëmijë përbën një shembull tronditës të çmimit katastrofik dhe tërësisht të parashikueshëm që paguajnë civilët gjatë këtij konflikti të armatosur,” tha Erika Guevara-Rosas.
Amnesti njoftoi se, nëse objekti para sulmit nuk ishte identifikuar si shkollë, kjo do të tregonte për një “pakujdesi të rëndë” dhe një mangësi serioze të shërbimit amerikan të inteligjencës. Organizata i bëri thirrje SHBA-së të kryejë një hetim transparent mbi sulmin dhe theksoi se përgjegjësit duhet të përballen me pasojat.
Sulmi ndaj shkollës ndodhi më 28 shkurt në mëngjes, kur gjatë sulmeve amerikano-izraelite u godit institucioni fillor dhe parashkollor “Shaxhare Tajebe” në Minab, në provincën Hormozgan, ku humbën jetën 175 nxënës dhe mësues.
Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve njoftoi se është “thellësisht i shqetësuar” nga raportet për bombardimin e shkollës, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmail Bagei, deklaroi se përkujtimi i të vrarëve në sulm “do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në zemrën e Iranit”.
SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin të shtunën në mëngjes, më 28 shkurt, në atë që u njoftua si “sulme parandaluese”, pas dështimit të disa raundeve të negociatave mbi programin bërthamor iranian. Pas kësaj, Irani filloi sulme të shumta hakmarrëse ndaj Izraelit dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në rajonin e Lindjes së Mesme. ls/
Foto: EPA