• понеделник, 16 март 2026

Çmimi i naftës arriti në afro 105 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës arriti në afro 105 dollarë për fuçi

Uashington, 16 mars 2026 (MIA) – Nafta e papërpunuar Brent sot arriti çmimin për afro 105 dollarë për fuqi, që është rritje prej më shumë se 40 për qind që nga fillimi i luftës në Iran. 

Çmimi i një fuqie Brent, i cili njihet si standard ndërkombëtar, u rrit për 1,6 për qind dhe sot është 104,73 dollarë, transmetojnë agjencitë botërore. 

Nafta e papërpunuar referente amerikane u rrit për një për qind në 99,68 dollarë për fuqi, që përfaqëson rritje prej afro 50 për qind nga fillimi i luftës. Të premten, humbjet në Uollstrit u thelluan, sepse lufta përsëri i ngriti çmimet mbi 100 dollarë për fuqi, duke e rritur presionin inflacionist mbi ekonominë globale. 

Për diç më shumë se një javë nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, më shumë se 12 milionë fuqi ekuivalencë nafte në bazë ditore janë përjashtuar nga përdorimi, sipas të dhënave të firmës së pavarur hulumtuese „Rystad Energy“.

Raporti më i ri i Universitetit në Miçigen tregon se disponimi i konsumatorëve ra në niveli më të ulët në vit, sepse çmimet e benzinës u rritën nga fillimi i luftës në Iran. 

Në lidhje me aktivitetet e tjera tregtare në mëngjes, vlera e dollarit amerikan ra në krahasim me jenin japonez, përderisa euroja u forcua në krahasim me dollarin. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан