• e hënë, 23 dhjetor 2024

ZZHTI: Shkupi në vendin e parë si qyteti më fitimprurës evropian me madhësi të mesme për investim

ZZHTI: Shkupi në vendin e parë si qyteti më fitimprurës evropian me madhësi të mesme për investim

Shkup, 25 shkurt 2024 (MIA) - Shkupi u gjet në krye të TOP 10 qyteteve evropane me madhësi të mesme sipas eektivitetit, përkatësisht përfitimit për investim në rangimin të cilin e bën revista ekonomike FDI intelexhens, pjesë e gazetës me renome ndërkombëtare për ekonomi, Fajnenshëll Tajms, kumtoi Drejtoria për zona zhvillimore-teknologjike.

"Ky është kërcim prej vendit të katërt ku ishste kryeqyteti ynë në rangimin e vitit të kaluar. Këtë vit edhe rajoni i Shkupit gjithashtu u gjet në mesin e dhjetë rajoneve të para të vpgla evropiane të cilat e mbajnë epitetin "qytete dhe rajone të së ardhmes" lidhur me klimën afariste dje investimin. Nga kryeqytetet në fqinjësi, Sofja është ranguar në vendin e dytë në kategorinë e fitimprurjes, ndërsa Beogradfi është i ranguar vendin e tetë, përkatësisht të nëntë në kategorinë e fitimprurjes dhe klimës afarite", thuhet në kumtesë.

Në rangimin që kjo revistë e bën çdo vit rangohen qytete dhe rajone nga Evropa sipas tërheqjes, klimës së volithsme afariste, si dhe mundësive për investues të huaj. Rangimi bëhet sipas faktorit dhe performacave në pesë kategoritë në vijim: potenciali ekonomik, kapitali njerëzot dhe mënyra e jetës, lidhshmëria, ambienti i volitshëm afarit dhe ekonomia. Këtë vit ekipi i ekpertëve të FDI-së dhe Fajnenhsëll Tajms e bëri zgjedhjen mes 330 qyteteve dhe 41 rajoneve.

Nga Drejtoria e zonave zhvillimore-teknologjike theksojnë se efekti nga investimet e huaja sjellë edhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët. Rroga mesatare në zonat në tetor vitin e kaluar tejkalonte 40.000 denarë që është dyfish më shumë karahasuar me 19.000 në vitin 2016, ndërsa numri i punëtorëve u rrit në 18.000 që është tre herë më shumë krahasuar me vitin 2016. ab/

Foto MIA Arkivi ZZHTI

QËNDRONI TË LIDHUR