• e shtunë, 23 nëntor 2024

ZZHTI dhe XHETRO do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

ZZHTI dhe XHETRO do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Drejtoria për Zona zhvillimore teknologjike industriale ZZHTI dhe Organizata japoneze për tregti të jashtme XHETRO do të zbatojnë aktivitete të përbashkëta për promovimin e mundësive investuese ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë.

Me memorandumin për bashkëpunim, i cili do të nënshkruhet sot në Shkup me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike-ekonomike midis Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut, është paraparë edhe promovimi i bashkëpunimit ndërmjet kompanive japoneze dhe të Maqedonisë së Veriut në shumë sektore, si dhe në pjesën e tërheqjes së kompanive japoneze për të investuar në vend.

Në nënshkrimin e memorandumit në Klubin e deputetëve, do të marrë pjesë dhe zëvendës kryeministri për çështje dhe investime ekonomike, Fatmir Bytyçi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

ZZHTI-ja gjatë këtyre tre ditëve është nikoqir i një delegacioni japonez, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm në Ministrinë japoneze të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Takehiko Matsuo dhe drejtori i XHETRO-Vjenë, Tatuso Kamino, ndërsa në delegacion janë dhe përfaqësues të më shumë kompanive japoneze. Janë paralajmëruar edhe takime me kompani nga vendi, anëtarë të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR