Zyrtarisht u lëshua në përdorim stacioni kompresor për klinikat kirurgjike
- Stacioni kompresor për klinikat kirurgjike në kompleksin e klinikave Nëna Terezë, sot zyrtarisht u lëshua në përdorim.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:46, 10 shkurt, 2025

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Stacioni kompresor për klinikat kirurgjike në kompleksin e klinikave Nëna Terezë, sot zyrtarisht u lëshua në përdorim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shprehi kënaqësi që përveç investimeve të vazhdueshme në renovime dhe pajisje në shëndetësi, janë zgjidhur edhe probleme të trashëguara shumëvjeçare si ky me stacionin. Ai theksoi se për fat, funksionon edhe pajisja e vjetër e kompresorit, me çka, siç theksoi, do të evitoheshin probleme si të kaluarat. Në deklaratë për mediumet, ai i numëroi sallat që e prëdorin këtë stacion, duke cekur se të gjithë që do të dëshirojnë, do të mund të kyçen.
"Stacioni tashmë po përdoret, është testuar edhe sipas të gjitha standardeve", theksoi Taravari.
Në muajin maj, të vitit të kalaur, sallat e operacioneve në Qendrën klinike ishin të mbyllura për shkak të aromës së pakëndshme. Për intervenime urgjente, pacientët udhëzoheshin në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi Ohrit" dhe në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori". Stacioni kompresor, i ndërtuar para rreth 33 viteve, duhej të ndryshihej që para tre viteve. Mosfunksionimi i bllokut operativ konsiderohej si goditje e rëndë ndaj Qendrës klinike si shtyllë e shëndetësisë. ab/
Foto dhe video: МIА