• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zyra e kryeministrit izraelit konfirmoi se Netanjahu i ka miratuar sulmet me pejxherë ndaj "Hezbollahut"

Zyra e kryeministrit izraelit konfirmoi se Netanjahu i ka miratuar sulmet me pejxherë ndaj

Tel Aviv, 11 nëntor 2024 (MIA) - Zyra e kryeministrit izraelit sot njoftoi se Benjamin Netanjahu i ka miratuar sulmet me pejxherë, të cilat shkaktuar goditje vdekjeprurëse ndaj grupit shiit libanez "Hezbollah" të mbështetur nga Irani.

Armata izraelite, e cila udhëheq luftëra transkufitare me "Hezbollahun" nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, së pari refuzoi të përgjigjet në pyetjet për shpërthimet.

Më 17 shtator mijëra pejxherë u aktivizuan njëkohësisht në periferitë jugore të Bejrutit dhe bastionet tjera të "Hezbollahut". Në disa raste, pajisjet kanë shpërthyer pas aktivizimit të sinjalit zanor për mesazh të arritur. Përfaqësuesi i grupit libanez incidentin e quajti "shkelja më e madhe e sigurisë" nga fillimi i konfliktit me Izraelin.

Mes viktimave, që mbushën me shpejtësi spitalet, kishte më shumë  të lënduar në sy, gishta të prerë apo plagë të mëdha në pjesën e barkut.

Në sulmin me pejxherë dhe shpërthime të mëvonshme të pajisjeve radiofonike të nesërmen, gjithsej 39 njerëz vdiqën dhe mbi 3400 njerëz u plagosën.

Mediat izraelite raportuan se Netanjahu mori përgjegjësinë për sulmin në një takim të kabinetit. Sipas tyre, ai u tha ministrave se zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe figura politike e kundërshtuan sulmin me pejxherë, por kjo nuk e pengoi atë të kryente operacionin.

Pas sulmit me pejxherë, Izraeli kreu sulm ajror në të cilin e vrau liderin e "Hezbollahut", Hasan Nasrallah, ndërsa më vonë filluan edhe operacionet tokësore në Libanin Jugor. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR