Trampi do të nënshkruajë më shumë se 200 urdhra ekzekutivë
- Donald Tramp pas inaugurimit të sotëm do të nënshkruajë më shumë se 200 masa ekzekutive, duke përfshirë urdhrat ekzekutivë, të cilët janë ligjërisht të detyrueshëm dhe direktiva të tjera, siç janë shpalljet, të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:28, 20 janar, 2025

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Donald Tramp pas inaugurimit të sotëm do të nënshkruajë më shumë se 200 masa ekzekutive, duke përfshirë urdhrat ekzekutivë, të cilët janë ligjërisht të detyrueshëm dhe direktiva të tjera, siç janë shpalljet, të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme.
Urdhri ekzekutiv është një urdhër me shkrim i lëshuar nga presidenti për qeverinë federale që nuk kërkon miratimin e Kongresit. Është një mënyrë se si presidentët mund të zbatojnë ndryshimet e politikave pa i votuar ligjvënësit.
Megjithatë, urdhrat ekzekutivë duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe mund të jenë lëndë e shqyrtimit ligjor.
Trampi nënshkroi 220 urdhra ekzekutivë gjatë mandatit të tij të parë, disa prej të cilave u kundërshtuan në gjykata.
Bajdeni lëshoi 160 urdhra ekzekutivë, ndërsa Barak Obama dhe Xhorxh Bushi, të cilët shërbyen dy mandate radhazi, lëshuan 277 dhe 291 urdhra.
Foto: Arkivi i MIA-s